Conte flet për herë të parë pas shkarkimit nga Chelsea

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 16:40 | Nga

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka lëshuar një deklaratë pas shkarkimit të tij nga klubi i Chelseat, ku vendin e tij e zuri Maurizio Sarri, javën e kaluar.

Gjatë dy viteve të tij si trajner i londinezëve, ai ka arritur ta fitojë Premierligën dhe Fa Cup, transmeton Gazeta Express.

“Do të doja që t’i falënderoj të gjithë shokët e mi në Chelsea për punën e tyre të palodhshme dhe përkrahjen gjatë këtyre dy viteve, ku arritëm ta fitojmë Premierligën dhe FA Cup”.

“Për lojtarët, ku talenti i tyre dhe përqendrimi ka qenë shumë i rëndësishëm për suksesin tonë, i falënderoj ata për gjithçka. Ka qenë një kënaqësi që kam punuar me ta çdo ditë. Për stafin tim, të cilët punuan shumë, më duhet t’i falënderoj dhe t’ju them ju lumtë për profesionalizmin  dhe dedikimin e tyre”.

“E kam shijuar kohën time në Angli dhe në Londër shumë dhe dua t’i falënderoj fansat e Chelseat të cilët kanë qenë të mrekullueshëm me mua dhe familjen time. Ka qenë fantastike për mua që t’i shpërndaj emocionet, pasionin dhe entuziazmin gjatë këtyre dy viteve të paharrueshme me këta fansa të Chelsea të cilët do të jenë gjithmonë në zemrën time”.

“Shpresoj që Chelsea do të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe iu uroj të gjithëve punë të mbarë për stinorin e ri. Kam krijuar shumë kujtime gjatë kohës time me Chelsean, të cilat do t’i marrë me vete në sfidën e ardhshme”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme