Antonio Conte tashmë ka filluar të kërkojë përforcime për Chelsean e tij.
Sipas Sportmediaset.it trajneri italian ka vendosur në objektivat e tij katër lojtarë që luajnë në La Liga.
Të parët janë dyshja e Sevillas, portieri Sergio Riko dhe mesfushori Steven N’Zonzi, pastaj Joao Cancelo i Valencias.
Dhe në fund Antoine Griezmann i Atletico Madridit, i cili është objektiv edhe i shumë klubeve të mëdha.
Për të gjithë këta pritet që Blutë të bëjnë oferta në janar.