Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është distancuar nga puna si trajner i Italisë, duke pranuar se do të ishte shumë e vështirë që ai të kthehej në këtë rol.
Conte udhëhoqi Italinë deri në çerekfinale të Euro 2016, duke iu mohuar kalimi në gjysmëfinale vetëm falë një penalltie të humbur nga Simone Zaza.
Por, kësaj radhe situata është krejtësisht ndryshe në kampin Azzurr, pasi kanë dështuar të kualifikohet për në Kampionatin Botëror dhe këtë dështim Conte e ka përshkruar si një ‘katastrofë’.
Ish-trajneri i Juventusit është përmendur si emër i mundshëm për ta zëvendësuar të shkarkuarin Giampiero Ventura, por ky e bëri të qartë se ai ishte i përqendruar vetëm te Chelsea .
“Ky nuk është një moment i mirë për vendin tim, pasi të humbasësh një Kampionatin Botëror, kjo do të thotë se është një fatkeqësi për ne”, ka thënë fillimisht Conte në një konferencë për shtyp.
“Ju e dini shumë mirë se sa i rëndësishëm është futbolli në Itali. Por, kjo ka ndodhur tashmë”.
“Sigurisht që ata duhet të gjejnë zgjidhjen e duhur dhe të përmirësojnë zgjidhjen paraprake”.
“Unë mendoj se tani është shumë e vështirë [për ta marr drejtimin e Italisë] sepse në këtë moment nuk është e thjeshtë. Ka shumë zëra dhe lajme”.
“Ata [drejtuesit] duhet të marrin opsionin më të mirë për Italinë”, përfundoi trajneri i Chelseat.