Conte trajner i ri i Interit

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Klubi italian, Interi ka njoftuar zyrtarizimin e Antonio Contes si trajner të ri të skuadrës.

Të enjten gjatë ditës, Nerazzurrët kanë zyrtarizuar largimin e Luciano Spallettit pas dy sezoneve në klub.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe pa u bërë një ditë e plotë është njoftuar zyrtarisht zëvendësimi i tij.

Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten për t’u bërë trajner i ri i tyre.

Njoftimi i Nerazzurrëve erdhi me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Interit!”, ka shkruar Interi në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Conte në të kaluarën ka qenë trajner dhe futbollistë i rivalit të urryer të Interit, Juventusit, ndërsa së fundmi ishte trajner te Chelsea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme