Coronavirus, bllokohet Rusia

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Rusia po fillon atë që presidenti i këtij vendi Vladimir Putin, e quajti një “javë jo pune”.

Ky veprim vjen si përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e Coronavirusit.

Qeveria po u kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, megjithëse mesazhet e përziera i kanë lënë shumë rusë të hutuar.

Zyrtarët tani lënë të kuptohet se kufizimet e reja mund të vazhdojnë përtej 5 prillit, në varësi të situatës shëndetësore.

Numri i rusëve të infektuar me Covid-19 kaloi 1,000 ditën e premten, me shumicën e rasteve të zbuluar në Moskë.

Bazuar në atë shifër, zëdhënësi i Kremlin ka theksuar se këtu nuk ka “de fakto asnjë epidemi”, duke e krahasuar pozicionin e Rusisë në mënyrë të favorshme me krizën në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme