Coronavirusi ndalon festën e luleve në Shishtavec

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Shishtaveci, për shkak të pandemisë, si asnjëherë më pare, nuk e ka festuar “ Shëngjergjin”, ditën e luleve, një festë pagane simbol i ndarjes nga peridha e gjatë e dimrit dhe ardhjes së verës.

Por pavarësisht kësaj, gratë e zonës nuk kanë harruar ceremonialin kryesor për nder të kësaj dite, veshjen e vajzave me kostume popullore të zonës si dhe mbledhjen e degëve të mështeknës dhe luleve.

Në kohë normale, kjo festë shumë e rëndësishme për banorët e zonës do festohej  me shfaqje folklorike, panair gastronomie, gara me kuaj si dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore me pjesëmarrjen e banorëve vendas, emigrantëve dhe shumë vizitorëve, kryesisht shishtavecarë të shpërngulur në Tiranë, Kukës, etj.

Shishtavecarët e kanë trashëguar ndër shekuj madje i japin gjalleri çdo vit e më shumë Shëngjergjit.

Të ngjashme