Coronavirusi, në Francë regjistrohen 833 vdekje gjatë ditës

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Franca ka raportuar 833 vdekje të reja nga Coronavirusi gjatë ditës së kaluar që është edhe shifra më e lartë ditore e vdekjeve e regjistruar qysh prej shpërthimit të virusit.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 tani ka arritur në 8911, derisa numri i të prekurve ka shkuar në 98 010.

“Ne nuk kemi arritur në fund të rritjes së kësaj pandemie”, ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.

Të dhënat që janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Francë tregojnë se 605 njerëz kanë vdekur në spitale gjatë 24 orëve të fundit, derisa 228 kanë vdekur në Shtëpitë e Pleqve – që të dyja shifrat janë rritur për 10 për qind.

“Nuk është fundi. Jemi shumë larg nga kjo. Rruga është e gjatë. Qëndroni në shtëpi dhe vazhdoni këtë përpjekje që të rrini të mbyllur”, ka deklaruar Veran.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme