Coronavirusi në Pejë, sot 9 ritestime dhe 3 testime të reja

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

73 persona nga Peja janë konfirmuar deri më tani me virusin COVID-19. Nga ta janë shëruar vetëm 5, ndërkaq 2 kanë vdekur. Drejtori për Shëndetësi në komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë për Express se sot do të ritestohen 9 persona, për të parë nëse janë shëruar nga Coronavirusi.

9 banorë të komunës së Pejës të cilët janë duke u përballur me COVID-19, sot do të ritrstohen për të parë nëse e kanë fituar betejën me virusin.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, tha se janë edhe tri mostra të reja që do të testohen sot.

“Sot në komunën e Pejës i kemi 12 mostra që do të testohen. Prej tyre, 9 janë ritestime, ndërkaq janë edhe 3 mostra të reja që do të testohen”, tha Loci.

Loci theksoi se dje është ritestuar nja person nga fshati Llugagji i Pejës, atje ku edhe u shënuan rastet e para me COVID-19 në këtë komunë, dhe ka rezultuar negativ.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar deri më tani në Pejë ka mbetur ende në 5, pasi nuk janë kryer ende ritestime.

66 persona nga kjo komunë janë ende duke u përballur me koronavirusin, derisa të bëhen edhe ritestimet e tyre.

Ndërkohë, numri total i personave të prekur me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 860.

Nga ta janë shëruar 553, ndërkaq kanë vdekur 27 persona

Të ngjashme