18,156 persona janë në karantinë në Turqi, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.
Ata janë vendosur në 84 konvikte të studentëve në 57 provinca, derisa 3210 persona që janë personel shëndetësor janë karantinuar në 73 konvikte në 47 provinca.
Këto shifra i ka bërë të ditura mbikëqyrësi i konvikteve të studentëve në gjithë vendin Mehmet Kasapoglu.
Turqia deri tani ka raportuar 30,217 raste pozitive me Covid-19, derisa 649 persona kanë vdekur.
Prej kur shpërtheu në vendin e origjinës, Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar koronavirusi është shpërndarë në 184 vende dhe rajone të botës, sipas të dhënave zyrtare nga Universiteti Johns Hopkins.
Gati 1,35 milionë raste me Coronavirus janë raportuar në botë, derisa shifra globale e vdekjeve ka arritur në 74,800 – derisa janë shëruar 285,300 persona.