Në Itali regjistrohen ende 575 të vdekur brenda një dite nga koronavirusi, edhe pse duket një përmirësim i situatës.
Numri i të infektuarve dhe shtrimet në spital janë në rënie, por Italia mbetet vendi i dytë në botë sa i takon numrit të viktimave nga koronavirusi.
Lombardia mbetet një nga rajonet më të prekura. Coronavirusi në këtë rajon të Italisë Veriore ka shkaktuar pesë herë më shumë të vdekur se Lufta e Dytë Botërore.