Diego Costa e ka shfaqur edhe një herë hapur dëshirën e tij për të kaluar te Atletico Madridi, duke thënë se nuk kthehet më te Chelsea.
Spanjolli nuk është bashkuar me klubin këtë verë dhe është duke qëndruar në qytetin e lindjes Lagarto në Brazil.
Nga ky vend Costa ka lëshuar një deklaratë.
“Duhet të kthehem medoemos te Atletico Madrid”, thuhet në fillim të komunikatës.
“Jemi në një situatë të pazgjidhshme pasi Chelsea nuk dëshiron të më lëshojë”.
“Por unë besoj që kjo situatë do të zgjidhet së shpejti pasi të kthehem në Spanjë”, ka shkruar Costa.