Douglas Costa insiston se Juventusi ka luajtur mirë ndaj Sampdorias në humbjen 3-2.
Braziliani është shprehur i dëshpëruar me rezultatin, por tani mendon për ndeshjen ndaj Barcelonë.
“Kemi luajtur mirë në Genoa, por kështu është futbolli”, ka thënë sulmuesi për JTV.
“Nëse nuk shënon dhe pranon gola, atëherë ndeshja është e kompiluar. Tentoj të jem i gatshëm sa herë që më thirrin”.
Juve do të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve të mërkurën dhe braziliani e shikon si një ndeshje të madhe.
“Do të jetë një ndeshje e madhe me dy skuadra të forta në fushë dhe ne jemi vendas pran tifozëve tonë”.
“Liga e Kampionëve do të thotë shumë dhe ta fitojmë do ishte fanatike. Presim një ndeshje taktike dhe psikologjike”, ka shtuar Costa.