Sulmuesi i Spanjës, Diego Costa, ka thënë se Cristiano Ronaldo mund vetëm të urohet pas tregolëshit në barazimin 3-3 mes Spanjës dhe Portugalisë.
Asi i Real Madrid e mbajti mbi shpinë të tijën barrën e krejt përfaqësueses portugeze, të cilës arriti t’ia sigurojë një pikë përballë lojës ekipore të spanjollëve.
Dhe Costa, që nga ana tjetër shënoi dy gola, por që çuditërisht u nxor nga fusha para përfundimit të takimit, nuk ka kursyer lëvdatat për portugezin.
“Duhet ta uroni Cristianon, e kritikojnë dhe shikojeni…. Më mirë të lihet i qetë. Do të doja të isha si ai”, u shpreh Costa për Partidazo de COPE.