Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois i ka uruar mirëseardhje ish-bashkëlojtarit dhe bashkëkombësit të tij, Eden Hazard.
Hazard ka përfunduar me sukses transferimin e tij nga Chelsea te Real Madridi për 100 milionë euro gjatë të premtes.
Ky transferim i Hazardit është mirëpritur në Real Madrid nga Courtois, i cili ka kaluar kohë së bashku me të tek Chelsea si dhe shokë skuadre te Belgjika
Pas një viti larg njëri-tjetrit, pasi Courtois u transferua në Bernabeu verën e kaluar, të dy janë tani janë ribashkuar dhe portieri i ka uruar mirëseardhje
“Mirë se erdhët në klubin më të mirë në botë”, ka shkruar portieri belg në postimin e tij në Twitter.
Dyshja është aktualisht në detyrë ndërkombëtare së bashku përpara ndeshjeve të Belgjikës kundër Kazakistanit dhe Skocisë. /Telegrafi/