Courtois rinovon me Realin edhe për pesë sezone

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Portieri belg, Thibaut Courtois ka zgjatur kontratën me Real Madridin.

Kështu ka njoftuar klubi madrilen përmes një komunikate për media.

Courtois do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri në vitin 2026.

“Real Madrid dhe Thibaut Courtois kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, i cili do të qëndrojë në klub për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2026”, shkruan Gazeta Express.

29-vjeçari erdhi në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea në vitin 2018.

Të ngjashme