Arsenal janë të vendosur të nënshkruajnë me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, në një marrëveshje huazimi, raportohet në Francë.
L’Equipe pretendon se Arsenal kanë arritur marrëveshje me gjigantët e La Ligas për të nënshkruar me ish yllin e Liverpoolit, përcjell lajmi.net.
Arsenal do t’i paguajë Barcelonës një shumë të konsiderueshme për huazimin e Coutinhos për sezonin 2019/2020.
Coutinho te Barcelona është transferuar në janarin e vitit 2018 nga Liverpool për 160 milionë euro.
Një largim nga Barcelona, duket se po preferon edhe Coutinho, i cili nuk e ka të sigurt vendin pas transferimit të Antoine Griezmann.