Covid-19: Gjermania regjistron numrin më të lartë ditor të vdekjeve që nga shkurti

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka shënuar numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, këtë të mërkurë, që nga shkurti, derisa është duke u luftuar vala e katërt e pandemisë.

Numri i rasteve të reja dje ka arritur në 69,601, ndërsa të vdekur janë 527 njerëz, shifra më e lartë me vdekje që nga 12 shkurti.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 104,047, shkruan Reuters.

Ekspertët kanë vënë në dyshim nëse është kaluar vala e pandemisë, pasi disa spitale janë të mbingarkuara me numrin e të prekurve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme