Covid-19 në nivel global: Mbi 4 milionë të infektuar e mbi 279 mijë viktima

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Sipas publikimeve të fundit nga Universiteti Johns Hopkins numri i të infektuarve në nivel global ka arritur në 4,026,729.

Derisa janë regjistruar 279,345 viktima, kurse të shëruar nga Covid-19 janë 1,377,354.

SHBA-ja është vendi me më shumti të infektuar, viktima, por edhe të shëruar.

Mbi 1.3 milionë persona të infektuar janë në SHBA, që pasohet nga Spanja me mbi 223 mijë e Italia me mbi 218 mijë.

Kurse sa u përket viktimave SHBA-ja prin me mbi 78 mijë, e pasuar me mbi 31 mijë në Britaninë e Madhe dhe Italia që ka mbi 30 mijë.

Kurse mbi 212 mijë persona janë shëruar në SHBA, që pasohet nga Gjermania me mbi 144 mijë të shëruar, e Spanja me mbi 133 mijë sosh.

Më poshtë mund ta gjeni grafikonin e situatës aktuale në botë.

Image


Të ngjashme