COVID-19 vazhdon ta godasë Man Cityn, disa orë para gjysmëfinales kundër Man Utd

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Janë shënuar edhe tri raste të reja me koronavirus në skuadrën e Manchester City, para takimit gjysmëfinal kundër rivalit Manchester United në Carabao Cup sonte në mbrëmje.

Portieri Scott Carson dhe futbollisti i ri Cole Palmer, si dhe një anëtar i stafit kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus të mërkurën, njofton klubi, transmeton Gazeta Express.

Në një komunikatë për media, City njoftoi: “Manchester Cit FC konfirmon se Scott Carson, Cole Palmer dhe një anëtar i stafit kanë dalë pozitiv në testin për COVID-19”.

Klubi njoftoi se ata janë vetizoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ndeshja e sotme kundër Unitedit pritet të zhvillohet.

Ky lajm vjen pas një periudhe të vështirë dyjavore gjatë të cilës pandemia e koronavirusi shpërtheu në skuadrën nga Etihad.

Gabriel Jesus dhe Kyle Walker ishin të parët që u prekën nga COVID-19 në ditën e Krishtlindjes dhe pas tyre edhe katër lojtarë të tjerë, plus tre anëtarë të stafit, gjë që coi në anulimin e ndeshjes kundër Evertonit më 28 dhjetor në Premierligë.

City u rikthye në aksion në fundjavë kundër Chelsean dhe e mposhti klubin londinez edhe pa Ederson, Ferran Torres, Tommy Doyle, Jesus dhe Walker, të cilët vuajnë nga virusi, si dhe pa të lënduarin Eric Garcia

Të ngjashme