Covidi në Australi, Melbourne i jep fund 112 ditëve izolim

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Qyteti Australian i Melbournit do të dalë nga izolimi nga e mërkura pasi nuk regjistroi asnjë rast të ri Covid-19 që nga Qershori.

Shteti Viktoria ishte epiqendra e valës së dytë të Australisë.

Kryeqyteti i shtetit, Melbourn, u mbyll 111 ditë më parë – duke zbatuar izolimin në shtëpi, kufizimet e udhëtimit dhe mbylljen e dyqaneve dhe restoranteve, transmeton oranews.

Sidoqoftë të hënën, autoritetet thanë se qyteti ishte gati për t’u rihapur.

“Me zero raste dhe kaq shumë prova gjatë fundjavës, ne jemi në gjendje të themi se tani është koha për t’u hapur”, tha kryeministri Viktorian Daniel Andrews.

Në korrik, Viktoria pa raste që rriteshin në më shumë se 700 në ditë, por rregullat e ashpra të qëndrimit në shtëpi dhe një shtetrrethim i kanë ulur numrat.

Z. Andrews vlerësoi gjashtë milion banorët e shtetit, duke thënë: “Në thelb, kjo i përket secilit Viktorian që ka ndjekur rregullat, , ka punuar me mua dhe ekipin tim, për t’i dhënë fund kësaj vale të dytë”

Të ngjashme