Ronaldo i ka shënuar 7 gola në 5 ndeshje Juventusit.
Finalja e edicionit të kaluar në Champions League, Juventus – Real Madrid, do të përsëritet në çerekfinale në edicionin 2017/18, shkruan Gazeta Express.
Real Madridi e ka fituar finalen e vitit 2017 4-1 me dy gola të Cristiano Ronaldos. Ai është ‘exheli” i “Zonjës së Vjetër”, pasi i ka shënuar 7 gola Gigi Buffonit në vetëm 5 takime.
Lajmi i keq për “Zonjën e Vjetër” është mungesa e dy lojtarëve kyç në takimin e parë, për shkak të suspendimeve, Miralem Pjanić dhe Medhi Benatia – ata do të jenë gati për sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu”.
Në dyshim për këtë ndeshje është edhe Alex Sandro, kurse Zinedine Zidane ka në dispozicion gjithë skuadrën.
Ndeshja e parë zhvillohet nesër (e marte) në “Allianz Stadium”, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në Madrid në “Santiago Bernabeu” me 11 prill.