Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kaluan 15 minuta të kushtueshme, pasi shpenzuan 30940 euro për dy shishe verë, njëra prej të cilave ishte më e shtrenjta në botë.
Çifti vizitoi Londrën për të ndjekur një ndeshje tenisi Masters, në të cilin Cristiano u bë pa dëshirën e tij një yll… në shijimin e disa nga verërat më të mira, ekskluzive për një nga restorantet më të famshme të Londrës, Scott’s.
Siç raportohet nga The Sun, portugezit iu ofrua një shishe “Richebourg Grand Cru”, vera më e shtrenjtë në botë, me vlerë 20628 euro dhe pas kësaj, Cristiano dhe Georgina shijuan një “Petrus Pomerol”, prodhim i vitit 1982, me vlerë 10313 euro, të cilën e lanë pa përfunduar.
Burimet e konsultuara nga gazeta thonë se çifti ishte duke festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Alana Martina.