“Crystal” drejt përfundimit, i pari soliter horizontal ndërtohet në Kinë

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

E cilësuar si një mrekulli e inxhinierisë dhe projekti më ambicioz i Kinës, soliteri (qiellgërvishtësi) horizontal është drejt përfundimit.

“Crystal” pritet të inaugurohet në qytetin kinez të Chongqing gjatë këtij viti dhe do të përbëhet nga tetë qiellgërvishtës të lidhura nga një urë gjigante.

Kompleksi i njohur ndryshe edhe si Raffles City thuhet se do të jetë një nga më të lartët në botë, duke përfshirë galeri, kopshte, pishinë dhe disa restorante.

Por jo vetëm kaq, gjatë natës ajo do të transformohet në një rreze gjigante drite që do të ndriçojë qiellin me një shfaqje spektakolare dritash/G.SH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme