Cuba Gooding Jr. akuzohet për përdhunim

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Aktori Cuba Gooding Jr është akuzuar për përdhunimin e në gruaje, bazuar në një padi civile të ngritur të martën.

Fituesi i çmimit “Oscar” akuzohet se ka sulmuar një grua të panjohur, në një dhomë hoteli në New York, gjatë vitit 2013.

Përfaqësuesi ligjor i Goodingut ka thënë se akuzat janë të pavërteta.

Aktori është ballafaquar së fundmi me akuzat se ka ngacmuar seksualisht disa gra, por kjo është hera e parë që ai ngarkohet për përdhunim.

Gruaja e identifikuar vetëm si Jane Doe ka thënë se ishte njohur me Gooding në një kafene në Manhattan, në gusht të 2013-s, dhe se e ftoi për pije në një hotel.

Aktori dyshohet se i ka thënë asaj se duhej t’i ndërronte rrobat dhe se e kishte ftuar në dhomën e tij të hotelit.
 

Në padi më pas thuhet se Gooding më vonë e kishte përdhunuar atë.

Ajo tani kërkon inicimin e një procesi gjyqësor, si dhe kompensim për dëmet e shkaktuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme