Çudit deputeti i VV-së: Prania e shtetit të Kosovës në veri, asnjëherë s’ka qenë më e plotë

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka folur rreth vendimeve të Qeverisë Kurti kundrejt Serbisë dhe situatës së fundit të krijuar në veri të vendit.

Rrustemi ka thënë se është i vetëdijshëm se veriu është larg nga ku dëshirojmë të arrijmë, por prania e shtetit të Kosovës atje asnjëherë s’ka qenë më e plotë.

“Unë jam i vetëdijshëm edhe i ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe veriu është larg nga ku dojmë të arrijmë. Në rastin më të mirë mund të thuash se funksionaliteti institucional në nivelin lokal në ofrimin e shërbimeve publike është kufizuar por në kuptimin e pranisë së shtetit të Kosovës asnjëherë s’ka qenë më i plotë”, tha Rrusteni në Kanal 10.

“Nuk është hera e parë që janë vendosur barrikadat, e shpjegova edhe kontekstin pse kanë qenë edhe më radikale se herat e kaluara, mungesa e fuqisë në vendimmarrje, asnjë koncesion në dialog, nuk janë lejuar zgjedhjet e Serbisë, nuk është lejuar referendumi etj.”, ka thënë Rrustemi.

Tutje, Rrustemi ka thënë se në regjistrin civil të Kosovës për të votuar të gjithë serbët e Kosovës dhe politikanët e tyre e kanë të shkruar Republika e Kosovës, ndryshe nuk mund të kandidojnë e as të votojnë.

Të ngjashme