Çuditem si Donika Gërvalla ende mbetet ministre e Punëve të Jashtme

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 15:42 | Nga Ehat Miftaraj

Nuk po çuditem me qëndrimin e Donika Gërvalla lidhur me dështimin e saj dhe qeverisë Kurti për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Nuk çuditem as me gjuhën e përdorur në postimin e saj në Facebook, duke i shpallur shtetet sponzorizuese të shtetit Kosovës, kundërshtare të Republikës së Kosovës.

Nuk çuditem as nga klientela e kesaj qeverie që e shpërndajnë postimin e ministres Gërvalla, në fund të fundit të njejtit janë oportunistë dhe perfitues ne secilen qeveri. Qeverite shkojne e vijne keta mbesin keshilltare e pjesemarres aktiv qofte formalisht apo jo formalisht varesisht cila parti politike eshte ne pushtet.

Çuditem se si Donika Gërvalla ende mbetet ne poziten e zëvendës-kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, dhe nga kjo pozite ka mundësi të pashtershme për të helmuar raportet diplomatike te Republikës së Kosovës me aleatët e saj.

Fatkeqësisht, Donika Gërvalla nuk eshte perjashtim ne kete qeveri, por edhe rregull.

Keq, shumë keq, ska ku shkon më keq.

Të ngjashme