Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dritan Çaushi, përmes një konference për media ka thënë se në rastin Dehari janë shkel parimet fundamentale të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ai ka thënë se në këtë rast janë shkelur të paktën katër prej këtyre parimeve.
“Gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur shkelje gjatë autopsisë në rastin e Astrit Dehari dhe me këtë kemi të bëjmë me shkelje të parimeve fundamentale të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe janë së paku katër parime që janë shkelur gjatë këtij procesi”, tha Çaushi.
“U bënë gabimet e vazhdueshme nga pushteti kriminal pronto, konferencë skandaloze e kryeprokurorit Sylë Hoxha që thotë se ai ka bërë vetëvrasje. Raporti autopsisë është skandaloz”, tha ai.
“Kushtetuta obligon respektimin e kësaj Konvente për të Drejtat e Njeriut dhe me këtë që kanë bërë kanë shkelur Kushtetutën. Neni 2 garanton të Drejtën Fundamentale dhe kërkon si obligim të pushtetit për këtë të drejtë. Neni 6 garanton të drejtën për gjykim të drejtë. Neni 8 respektimi i privatësisë dhe jetës, provat që e obligojnë shtetin mos me jep informacione të cilat mund të keqtrajtohen”, ka thënë Çaushi.
Dërguti: Prokurori Hoxha paragjykoi me rastin Dehari
Kurse për kërkesën e deputetes Albulena Haxhiu që ka bërë në Komisionin për Legjislacion për të raportuar ministrja Dhurata Hoxha dhe kryeprokurori Sylë Hoxha, e që nuk u arrit një marrëveshje mes anëtarëve të komisionit dhe Haxhiut, Aida Dërguti tha që edhe pse e dinë që do të kenë kundërshtim prej anës së partive të pozitës, do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.
“Natyrisht që ne vazhdimisht do kërkojmë raportimin e ministres së Drejtësisë dhe kryeprokurorit, por e dimë që do ketë kundërshtime nga ana e tyre. E kemi parë që Sylë Hoxha ende pa përfunduar procesi ai paragjykon me rastin duke iu referuar vetëm një raporti të autopsisë”, ka thënë Dauti.