Shorti i fazës së eliminimit direkt në kuadër të garës së dytë më të rëndësishme të UEFA, Evropa League, ka vënë përballë ekipin zviceran Cyrih dhe atë italian Napoli, ku në radhët e këtyre ekipeve ka gjithsej katër lojtarë shqiptar.
Për zviceranët luajnë: Benjamin Kololli,Hekuran Kryeziu dhe Mirlind Kryeziu, shkruan UEFA në Twitter.
Lojtari i vetëm në krahun e italianëve do të luajë mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj.