D+ rekomandon shfuqizimin automatik për udhëtim për deputetët, bazuar në deklarimin e vendbanimit

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Organizata “Demokraci Plus” ka publikuar një raport mbi shpenzimet e udhëtimeve të deputetëve të Kosovës, ku ndër të tjera ka rekomanduar që Kuvendi i Kosovës të bëjë shfuqizimin automatik për udhëtim për deputetët marrë për bazë deklarimin e vendbanimit.

Sipas D+ ky punim i shkurtër analizon bazën aktuale ligjore për këtë lloj të kompensimit, ofron krahasimin me praktikën e Parlamentit Evropian dhe jep rekomandime për Kuvendin e Kosovës se si të rregullohet kjo çështje.

D+ rekomandon:

Kuvendi i Kosovës të bëjë shfuqizimin e kompensimit automatik për udhëtim për deputetët duke marrë për bazë deklarimin e vendbanimit;

Kuvendi ta mbështesë rregullimin e kompensimet për udhëtime të deputetëve në Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale (LTAP), teksa përcaktimi i vlerave (lartësisë së shumës) të kompensimit i lihet në diskrecion Kuvendit. Ky kompensim nuk duhet të jetë pjesë e pagës së përgjithshme të deputetëve, dhe i njëjti duhet të tatohet në harmoni me dispozitat e LTAP-s;

Kuvendi ta bëjë rregullimin e ri të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve në mënyrë sa më të detajuar, duke specifikuar kriteret e kompensimit, formën e kompensimit dhe raportimit,  në mënyrë që të shmangen keqinterpretimet e mundshme.

RAPORTI

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme