D4D përmbyll konferencën e projektit: Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 15:47 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike, ishte temë diskutimi në tryezën e organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e organizatës D4D tha se nuk është i rëndësishëm vetëm numri ligjeve që miratohen nga Kuvendi Kosovës, por ndikimi që ato ligje kanë tek qytetarët.

“Kontributi jonë në këtë projektligj është se po mundohemi me shtu të dhëna e informata që me i bo ligjet sa më të mira dhe sa më mirë të zbatueshme nga qytetarët. Për neve nuk është i  rëndësishëm vetëm numri ligjeve që formohen nga Kuvendi Kosovës  por është e rëndësishme që këto ligje të kenë sa më shumë imput të qytetareve dhe rekomandime të shoqërisë civile dhe  të cilat pastaj do të jenë edhe më të realizueshme nga qytetarët. Një pjesë tjetër është pjesa avokuse. Një pjesë tjetër që e bëjmë me shumë qejf është edhe pjesa hulumtimeve që merr më së shumti kohë, por ne mundohemi që secili hulumtim i joni të ketë pjesën kuantitative, krahas asaj kualitative”, tha Delibashzade- Krasniqi.

Menaxheri i projektit në D4D, Ferid Murseli, tha se ka vërejtur përmirësim të postimeve në rrjetet sociale të kuvendeve komunale.

“Tek pjesa e trajnimit që ka qenë për përmirësimin e shfrytëzimit të rrjeteve sociale nga anëtarët   kuvendit komunale që janë zhvilluar dy grupe dhe kemi arrit pas trajnimit të bëjmë një lloj monitorimi të faqeve të rrjeteve sociale që ju i zotëroni dhe kemi parë që ka përmirësimit të rreth 46 për qind në numër postime me atë se çfarë bën kuvendi komunal promovimin e pikave të rendit të ditës. Është një përmirësim, ka hapësirë për më shumë por jemi të lumtur që nga gjithë pjesëmarrësit rezultatin e kemi arritur rreth dikund 46 për qind”.

Një aktivitet tjetër ka  filluar shumë po tani me ndodhitë që ka ndodh në Komunën e Prishtinës e që e ka zbeh pak, ka qenë krijimi i grupit jo formal të monitorimit e prokurimit publik që ka qenë mjaftë aktivë fillim ka qenë aktiv  mirëpo siç thash fatkeqësisht zhvillimet e fundit në kuvendin Komunal të Prishtinës ndoshta e kanë lënë pak mbrapa aktivitetin këtë vit. Një pjesë tjetër që kisha me nda është se kemi qenë shumë të hapur me konsultua me neve edhe individualisht ku kemi diskutuar për iniciativa për punën e përditshme që janë be të njëjtin kohe duke tentua edhe me i adresua kërkesat e qytetareve”, tha ai.

Të ngjashme