D4D propozon një varg për masash për reformën në Arsimin e Lartë

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 12:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për Zhvillim ( D4D) në bashkëpunim me “Swiss Cooperation Office in Kosovo” dhe “Enhancing Youth Empoyment”, lansuan punimin me propozime dhe masat që duhet marr mbi reformën në Arsimin e Lartë.

Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv nga Instituti D4D, tregoi se ky hulumtim ka identifikuar nevojat e sistemit të arsimit të lartë dhe janë sugjeruar rregullimet e mundshme në tri nivele: (a) përmirësime në legjislacionin primar (ligji për arsimin e lartë), (b) përmirësime në legjislacionit sekondar (statutet e universiteteve, rregulloret e ministrisë), ose (c) përmirësime në nivelin e politikave (mekanizmat e financimit).

Arsim Bajrami, Ministër për Arsim Shkencë dhe Teknologji, theksoi rëndësinë si të ngritet cilësia në Universitetet e Kosovës.

“Është punë e Universiteteve, por ne po bëjmë disa gjëra si ministri. Kemi 480 programe për Arsimin e Lartë dhe ne kemi arritur që vitin e kaluar të zvogëlojmë për 71 programe por që ky tren i zvogëlimit do të vazhdojë edhe në Universitetet Publike”, u shpreh Bajrami

Ministri Bajrami konsideroi shumë të rëndësishme rekomandimin mbi fillimin e financimit të Hulumtimeve Akademike të cilat do të bëheshin për nevojat e tregut.

Aty u prezantuan edhe njëmbëdhjetë rekomandime të këtij punimi që fillojnë me:

1. Plotësimi i konkurrencës me më shumë hapësirë për politikëbërje; 2. Modele dinamike financimi të bazuara në performancë, 3.Përcjellja e performancës, 4. Tarifat dhe financimet të lidhen me cilësinë e studentëve dhe mundësitë e tyre për të paguar; 5. Shtim i llogaridhënies nëpër sistemin e arsimit të lartë; 6. Konkurrencë mes universiteteve plotësisht autonome; 7. Futja e hulumtimit si kategori për financim në universitet; 8. Të lidhen fondet për hulumtime me nevojat e tregut; 9. Të prezantohen stimuj për funksionimin e bordeve industriale; 10.Të lidhet paga me performancë dhe 11. Kontrolli me Balancim.

Në këtë konferencë në panelin e diskutimit u diskutua për “Sfidat dhe Mundësitë” që kjo reformë do të ketë me fillimin e aplikimin e saj, me komente nga organizatat që merren me arsim si dhe shembuj konkret nga profesorët ne universitet. Po ashtu morën pjesë dhe dhanë rekomandimet e tyre Deputetët Nait Hasani dhe Ismajl Kurteshi nga Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mirëpresin këto rekomandime gjatë diskutimit dhe miratimit të këtij ligji në Kuvend.

Të ngjashme