Situata me anëtarësimin e Kosovës në Interpoli është më e komplikuar nga pranimi në UNESCO. Është e qartë se Kosova për anëtarësim në UNESCO nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, ndryshe në lidhje me anëtarësimin në Interpol”, thotë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.
Ai tha se nesër do të takohet me homologun e tij, Ministrin e policisë Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sepse problemi është në juridiksionin e Ministrisë së Brendshme.
“Një mbledhje e rëndësishme e Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, anëtarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi, votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën”, shpjegon Daçiq.