Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë sot se në Amerikë është bërë plani për përkrahjen e Kosovës në integrimet ndërkombëtare në të cilin qëllimet për sivjet janë anëtarësimi në Interpol, në organizatën Botërore të Doganave, UNESCO dhe në Këshill të Europës.
Ai ka theksuar se e përkrah qëndrimin e Kishë Ortodokse serbe nuk ka pavarësi dhe ndarje të Kosovës.
“Veçse a është kjo e mundshme dhe reale? Si do të luftojmë me kthimin sovranitetit – me durim, me luftë apo me refuzimin që në 10 vjetët e ardhshëm të hyjmë në Bashkimin Europian?, ka pyetur Daçiq në televizionin pink duke tërhequr vërejtjen se situata është shumë e ndërlikuar.
“Serbia do kompromis dhe nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Madje, edhe me çmimin se nuk ka anëtarësim në BE, Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovës, porse a pajtohen të gjithë me këtë”?, ka pyetur Daçiq.