Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Prishtinë | 19 Maj 2024 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nën maskën e luftës kundër gjenocidit po politizon një temë.

Ai për TV Prva theksoi se nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e këtj organi, Perëndimi me siguri do të përjetonte fiasko.

Daçiq shtoi se është e vështirë të thuhet nëse numërimi i votave pro dhe kundër rezolutës për Srebrenicën duhet të trajtohet nga këndvështrimi i marrëdhënieve dypalëshe apo nën hijen e presionit të ushtruar mbi ato vende, përcjellë Kosovo Online.

“Ju keni vende jashtëzakonisht mike që janë në një situatë shumë të vështirë presioni nga vendet perëndimore. Jo vetëm ato që propozuan zyrtarisht rezolutën, por edhe ato që i qasen çështjes duke mos toleruar që dikush të përpiqet ta përmbysë atë rezolutë. Po të ishte çështja e Kosovës në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme, mund të themi menjëherë se do të përjetonin një fiasko, prandaj nuk është në rend dite, sepse ata e dinë se nuk mund ta kalojnë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha Daçiq.

Të ngjashme