Daçiq për liberalizimin: Është kundërproduktive të shpërblehet Prishtina

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq është deklaruar rreth pajtueshmërisë që u arrit sot në Bruksel në mesin e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që Kosovës t’i jepet drita jeshile për liberalizim të vizave.

Siç thotë Daçiq  “është kundërproduktive që institucionet në Prishtinë të shpërblehen me vendimin për fillimin e liberalizimit të vizave” dhe se sipas tij “Qeveria në Kosovë është pengesë për vazhdimin e dialogut dhe rrezik për paqen dhe stabilitetin rajonal”.

“Kjo nuk është mirë as për Bashkimin Evropian, sepse tregon se nuk ka autoritet, tregon se ka standarde të dyfishta. Nuk e di se çfarë mesazhi do të ishte ky për Serbinë, e cila ka qenë e saktë gjatë gjithë këtyre viteve, e cila ka qenë një partner i parashikueshëm dhe që vazhdimisht përballet me kërcënime, presione dhe kushte, ndryshe nga përfaqësuesit e Prishtinës, të cilët praktikisht shpërblehen për mospërmbushjen e obligimeve të marra ndërkombëtarisht”, tha Daçiq në një deklaratë për Tanjug.

Të ngjashme