Serbia nuk i sheh pozitivisht paralajmërimet për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe në kuptimin politik do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar atë.
Kështu ka deklaruar sot ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.
“Por, siç e dini, ata bëjnë veprime të njëanshme, dhe pasojat e kësaj politike janë qartë të dukshme – shkaktojnë jostabilitet në rajon”, ka thënë ai në një konferencë për media, raportojnë mediat serbe.
Ky reagim i kryediplomatit serb erdhi në ditën kur presidentit i Kosovës Hashim Thaçi ia dorëzoi projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës kryekuvendarit Kadri Veseli që i hap rrugë krijimit të ushtrisë.