Daçiq: Takimi në Shkup do të jetë, ndoshta, shumë i vështirë

Prishtinë | 29 Nën 2023 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se takimi I ministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, do të jetë i rëndësishëm, por edhe i vështirë.

“Qëllimi i vendeve perëndimore ka qenë që ta ftojnë ministrin rus, Sergei Lavrov, për të provuar që të arrihet kompromis në lidhje me buxhetin dhe mënyrën e funksionimit të organizatës së përgjithësi”, ka thënë Daçiq para reporterëve, raporton Danas.

Ai më tej ka thënë se OSBE është nën kërcënim, derisa ka shtuar kjo platformë është themeluar për tejkalim dhe parandalim të konflikteve.

“Takimi në Shkup do të jetë, ndoshta, shumë i vështirë”, ka vazhduar Daçiq.

Sipas tij funksionimi i OSBE-së nuk është i lehtë, duke sjell në mendje kocensusin si një mënyrë për vendim-marrje.

Të ngjashme