Ivica Daçiq ka bërë të ditur se Presidenti amerikan, Donald Trump, do ta vizitojë Serbinë brenda këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se organizimi i vizitës është punë serioze dhe do të fillojë për pak muaj.
“Organizimi i kësaj vizite është një punë serioze e cila zhvillohet brenda pak muajsh. Duke marrë parasysh, Trump mund të vijë në Serbi në fund të vitit, ose në pranverë”, tha ai.