Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, publikoi së fundm projektin e saj më të ri muzikor “Vuj vuj vuj”.
Kënga është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë komente pozitive.
Dafina ndërkohë këto ditë ka qëndruar në ishujt Maldive, ku ka shijuar disa ditë të mira pushimi larg aktiviteteve të përditshme.
E teksa po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit, Dafina duket mjaft e lumtur teksa nuk po i ndal pozat provokuese nga ishujt ku po shijon pushimet.
Ajo publikoi të dielen në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse në bikini me bregdetin në prapavijë.
“E di që unë kam faj”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e këtyre fotografive – vargje këto të cilat janë pjesë e këngës së saj më të fundit “Vuj vuj vuj”.
Si për të treguar që është në rrjedha të projektit të ri, Dafina nuk nguroi të tregojë për fansat fizikun e saj të shkëlqyer , për çk edhe komplimentohet në çdo paraqitje të saj, shkruan telegraf.