Dafina nuk ka bërë asgjë për të treguar se origjina e saj është shqiptare.
Këngëtarja me origjinë kosovare, por e lindur në Suedi, Dafina Zeqiri, ka zhgënjyer adhuruesit e saj pasi të gjithë mediat e huaja po e prezantojnë atë si suedeze.
Një portal amerikan “Vibe”, ka shkruar titullin e artikullit “French Montana i bashkohet ylli të popit suedez, Dafina Zeqiri në videon e saj ‘Four Seasons”.
Adhuruesit e këngëtares janë inatosur më tepër pasi ajo nuk ka bërë asgjë për të treguar se në fakt origjina e saj është shqiptare, por i ka pritur mirë lajmet që janë bërë për të në mediet e huaja. Shumë prej tyre ajo i ka publikuar edhe në rrjetin social, Instagram duke treguar se sa krenare është për punën e saj.
Dafina publikoi para pak ditësh këngën ‘Four Seasons,’ në bashkëpunim me kompani amerikane, në klipin e së cilës mori pjesë reperi i njohur, French Montana.
Kënga ka arritur mbi 1 milionë klikime në Youtube dhe mbështetësit më të mëdhenj të suksesit të saj janë trevat shqipfolëse, por janë zhgënjyer nga mënyra se si po prezantohet në botë.