Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është duke shijuar një verë plot me koncert dhe performanca në pishina apo vende bregdetare.
Ajo gjithashtu ka nxjerr në treg disa projekte muzikore, një këngë solo dhe një bashkëpunim, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.
Dafina ndërkohë po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja publikoi për ndjekësit e saj në InstaStory një imazh mjaft provokues, ku shfaqej duke xhiruar veten para pasqyrës.
Ajo kishte të veshur një sako të zezë, pa reçipeta, duke bërë që dekolteja e saj e hapur të vihej në pah.
Në të njëjtën kohë, Zeqiri vuri në pah edhe tatuazhin e saj të realizuar në gjoks, i cili është një shqiponjë dhe figurë gjeometrike e përbërë prej disa trekëndëshave.
Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory
Përndryshe, këngët e saj “Japa” dhe “Pa ty” në bashkëpunim me Mumën dhe Cricket, janë aktualisht ndër këngët më të dëgjuara verore.