Ajo është kthyer furishëm në skenën muzikore, pas një periudhe të gjatë pauzimi.
Dafina Rexhepi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga “Boi”, është vizuelizuar edhe me videoklip, ku Dafina duket për bukuri.
“Është një periudhë e gjatë që unë jam shkëputur nga skena për arsye personale dhe natyrisht është kënaqësi që të rikthehem përsëri në skenën shqiptare”.
“Muzika ime nuk zgjati shumë por la gjurmë, të cilat më kanë inspiruar dhe me kanë bërë të ndihem e fuqishme si asnjëherë më parë”, ka shkruar Dafina, në faqen e saj në Facebook.
Ajo ka falënderuar familjen, shoqërinë dhe fansat e e saj për përkrahjen. “Ju dua pa fund”, ka shkruar Dafina.