Dafina Zeqiri ka bërë një dedikim të veçantë për të birin e saj, Daskanin.
Derisa Daskani po rritet, Dafina është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë, që po ashtu është djalë.
Megjithatë, përvoja e parë e ëmësisë, Dafinën duket se e ka shndërruar rrënjësisht.
“Djali im, ti m’i hape sytë, ma shërove shpirtin dhe ma ndryshove zemrën përgjithmonë” shkroi Dafina në një video ku shihet Daskani duke fjetur në veturë.
