Daily Mail: Kosova, nga shkretëtira në kualifikimet për Botëror (Foto)

Prishtinë | 04 Sht 2016 | 12:46 | Nga

Daily Mail, tabloidi britanik, i ka kushtuar një shkrim përfaqësueses së Kosovës, e cila nesër do të luajë ndaj Finlandës, në një ndeshje historike, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Të gjitha mediat e botës i kanë drejtuar sytë nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila merr pjesë për herë të parë në kualifikime për Kampionatin Botëror. Ekipi i Albert Bunjakut nesër do të luajë ndaj Finlandës në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Tabloidi britanik, Daily Mail, shkruan se si futbolli i Kosovës ishte ndarë nga ai i Ish Jugosllavisë para 25 viteve. “Vendi i vogël nga Ballkani po del nga fushat e shkreta sportive për të luajtur në kualifikimet e Kupës së Botës”, shkruan Daily Mail, përcjellExpress.

“Është një moment i veçantë, shumë emocional dhe shumë i rëndësishme”, ka thënë Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Daily Mail shkruan se si Kosova është një vend me rreth 2 milionë banor, derisa  ka talent të mëdhenj, përcjell Express.

Tabloidi britanik përmend edhe lojtarët kosovar si Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Adnan Januzajn që luajnë për vende tjera si Zvicra e Belgjika, ku familjarët e tyre emigruan nga lufta në Kosovë.

“Ne jemi me fat”, tha Salihu. “Ne kemi lojtarë të mirë të rinj dhe strategjia jonë është që të ndërtojmë një ekip për gjashtë deri në tetë vitet e ardhshme, jo vetëm për këtë proces kualifikimi.”, ka theksuar ai, përcjell Express.

Daily Mail shkruan se si Salihu dhe Bunjaki ishin duke luajtur për FC Prishtinën, në shtator të vitit 1991, kur lojtarët e tyre sfiduan shtetin.

Tabloidi britanik ka përmend se faktin se si ndeshjet e ekipeve kosovar janë ndërprerë nga policia serbe. Kurse, Federata e Ish Jugosllavisë nuk ka lëshuar dokumentet për kosovarët, që të lëvizin jashtë vendit.

Por, vuajtjeve u ka ardhur fundi, derisa të hënën do të hapet një kapitulli i ri për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme