“Daily Mail” shkruan për ferrin ku jetojnë kafshët e kopshtit zoologjik në Fier

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Media britanike “Daily Mail” i ka dedikuar një artikull gjendjes së mjerueshme të kafshëve në kopshtin zoologjik të Fierit.

‘Kopshti zoologjik nga ferri’ është titulli i dedikur këtij shkrimi. Kafshët duken të keq ushqyera dhe keqtrajtuara në kopshtin zoologjik privat në Fier. Fotot e realizuara tregojnë mjerimin e një luani me infeksion në sy. Në këtë kopsht gejnden dhe një ujk, zebër, disa drerë, majmunë dhe një ari. Imazhet janë realizuar nga një fotograf anonim për të ekspozuar kushtet tronditëse ku jetojnë këto kafshë.

Imazhet tregojnë luanët dhe kafshët e tjera që lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista të rrethuara nga mbeturinat e tyre , në mungesën ekstreme të shërbimeve veterinare, shkruan Daily Mail.

Tre prej luanëve që jetojnë atje mendohet të kënë qenë atje që kur ishin këlyshë. Të paktën 14 luanë janë lindur atje, por një pjesë e tyre kanë ngordhur, janë shitur ose u janë dhuruar miqve të pronarit.-raportohet në artikullin e realizuar nga Daily Mail.

Organizata Ndërkombëtare e Mirëqenies së Kafshëve, Katër Këmbët, e cila ka qenë aktive në Shqipëri vitet e fundit, e quajti situatën në kopshtin zoologjik “absolutisht të papranueshme”.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-6280963/Lion-agonising-infected-eye-languishes-dirty-cage-zebras-wolves-Albania-zoo.html#v-767127849470740812

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme