DAK anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të akreditimit “Global Accreditation

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

DAK anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të akreditimit “Global Accreditation Cooperation Incorporated – Bashkëpunimi i Integruar Ndërkombëtar i Akreditimit”

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK) anëtarësohet në cilësinë e anëtarit të asociuar në organizatën ndërkombëtare të akreditimit “Global Accreditation Cooperation Incorporated – Bashkëpunimi i Integruar Ndërkombëtar i Akreditimit”.

Nga Ministria e Tregtisë thuhet se kjo  bë në kuadër të takimti vjetor të Akreditimit që po mbahet gjatë kësaj jave në Bangkok të Tajlandës, duke shtuar se Global Accreditation Cooperation Incorporated,e themeluar vitin e kaluar, e që do të jetë organizata e vetme për akreditim në nivel ndërkombëtar (global).

“Anëtarësimi në këtë organizatë ofron disa përfitime, si: qasje dhe mundësi për të dhënë kontribut në zhvillimin e politikave globale të akreditimit dhe kërkesave teknike; zhvillimi i sistemit kombëtar të akreditimit për të arritur statusin e marrëveshjes multilaterale të njohjes në nivel ndërkombëtar; ndërtimi i marrëdhënieve me organizatat e akreditimit të shteteve të tjera të njohura në nivel ndërkombëtar dhe aktorët kyç në vlerësimin e përputhshmërisë; mësim nga përvojat e zbatimit të nënshkruesve të marrëveshjeve të njohjes së akreditimit, duke përshpejtuar zhvillimin e brendshëm drejt njohjes ndërkombëtare të akreditimit vendor; pjesëmarrje si anëtar në komitetet teknike që zhvillojnë procedurat, udhëzimet dhe politikat e akreditimit të aplikueshme në mbarë botën; pjesëmarrje në diskutime lidhur me vlerësimin e kolegëve, mundësi për të fituar njohuri mbi proceset e njohjes së akreditimit dhe marrje mentorimi nga nënshkruesit ekzistues; rritje në dukshmërinë dhe rëndësinë e akreditimit ndërmjet qeverive, agjencive rregullatore, industrive dhe aktorëve të tjerë, duke ofruar një bazë të besueshme që punon për arritjen e përputhshmërisë me rregulloret vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media.

Në kuadër të kësaj organizate mundësohet qasja në programe të trajnimit, punëtori dhe ëebinare, të dizajnuara për të forcuar sistemet e akreditimit.

Përfitimet e mundshme nga anëtarësimi në këtë organizatë janë: fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe kredibilitetit, që tregon përkushtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit ndaj standardeve dhe njohjes ndërkombëtare; Krijimi i lidhjeve globale, duke u rrjetëzuar me organizatat e akreditimit dhe aktorët e njohur në nivel ndërkombëtar; njohuri nga praktikat tjera, që kanë qasje në praktikat më të mira dhe njohuritë për politika dhe ekspertizën teknike nga nënshkruesit e marrëveshjeve për njohje të akreditimit (MRA) në mbarë botën;  përgatitje për marrëveshjen e njohjes, që do të thotë mësimi i proceseve dhe pritshmëritë dhe kërkesat për të arritur statusin e nënshkruesit të Marrëveshjes së Njohjes së Akreditimit në nivel ndërkombëtar, ndërtim kapacitetesh, që nënkupton përfitim nga trajnimet teknike dhe punëtoritë, ngjarjet ndërkombëtare të akreditimit dhe mundësitë e mentorimit bilateral; krijimi i mundësive të bashkëpunimi, duke bashkëpunuar me organizata homologe të Akreditimit në projekte të përbashkëta dhe shkëmbime teknike.

“Ky proces është i rëndësisë së veçantë për ekonominë vendore, duke e ditur faktin se akreditimi është katalizatori i qëndrueshmërisë, ku mund të quhet pasaporta e produkteve dhe shërbimeve në proces të eksportit në tregjet ndërkombëtare. Roli në tregun vendor është se akreditimi e vërteton cilësinë në procesin e prodhimit dhe shërbimeve, si dhe sigurinë për konsumatorët. Këtë e arrin duke e konfirmuar zbatimin e standardeve relevante ndërkombëtare në këto procese nga operatorët”, vlerësohet nga MINT.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK), në këto takime, është duke u përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Irfan Lipovica.

Të ngjashme