Daka i reagon ministrit Bislimi: S’jemi zhvatës të buxhetit as kriminelë

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 15:57 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, raporton Ekonomia Online.

Daka tha se shprehet e shqetësuar me krahasimin që iu është bërë një institucioni siç është KQZ-ja.

Me tej, ajo tha se ne nuk janë zhvatës të buxheti e as nuk duhet të krahasohen me kriminelë.

Këto deklarata Daka i quajti ofenduese dhe që nuk i kanë hije një zyrtari shtetëror. Daka potencoi se do të dërgojë reagimin me shkrim në Qeveri.

“Punojnë dhe kanë punuar jo vetëm në këto zgjedhje, por që 30 zgjedhje dhe janë marrë shembull nga Ballkani. Një mjegullie qe është krijuar për KQZ, duhet të merren parasysh qoftë për tërë vendin ose vetëm një komunë”.

“Angazhimi i punëtorëve është i jashtëzakonshme dhe sipas Ligjit për Shërbyes Civil dhe për punë i garantohet që çdo angazhim jashtë orarit të paguhet”.

“Nuk është në rregull që të ofendohemi për diçka që kemi punua. Edhe në festë kur të gjithë kanë festuar ne kemi punuar”.

“I drejtohem të gjithë qytetarëve një deklaratë e tillë ofenduese dhe të krahasohem me kriminel qe zhvatin buxhetin nuk është në rregull dhe një komunikim i tillë me institucioni nuk i ka hije një zyrtari shtetëror”.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së Yll Buleshkaj, tha se do ta arsyetojnë cdo centë të shpenzuar, raporton EO.

“Nuk do të mbesim pa buxhet do të planifikojmë. Ne gjithmonë kemi arritur një formë mirëkuptimi që të paguhen mesatarisht shpenzimet dhe të ndahemi të kënaqur të dy palët. Është bërë e padrejtë në cilësime. Do të arsyetojmë çdo cent të shpenzuar”, u shpreh ai duke shtuar se janë të gatshëm për të shpjeguar ligjin për zgjedhje.

Sami Hamiti, anëtar i KQZ-së, nga LDK-ja tha se mënyra se si është quajtur zhvatës KQZ-ja është non-sens.

“Nuk e di se a e ka bërë qëllimshëm a nga padituria ato deklarata ministri. Nuk e kanë trajtuar fare me seriozitet, mënyra se si është quajtur zhvatës KQZ-ja është non-sens. Kryeministri duhet të kërkoj falje. Qytetarët munden t’i marrin ligjet për shërbyes civil dhe të punës. E kanë përzier KQZ-në me PZAP-në”.

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së, nga VV-ja tha se Qeveria është e vendosur që të kursejë paranë publike.

“Janë disa gjëra dhe duhet ta kuptonin se diçka ka ndryshuar. Është një vendosmëri për të respektuar mjetet e popullit. Unë nuk e kam dëgjuar deklaratat. Ne duhet t’i thyejmë tabut. Ne duhet me thirr ministrin dhe ta diskutojmë por nuk mund ta hedh poshtë”.

“Unë si anëtar i KQZ-së unë si kam bërë asnjëherë mi 3 orë pune. Ka ndryshuar diçka dhe ka me pas ndryshime në këtë drejtim. Nëse një ministër është i paaftë dhe pa përvoje, të shkoj ku e ka vendin. Por nëse ka qëllime me respektuar ligjin dhe Kushtetutën, nuk ka fshehje pas çdo klauzole”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/qeveria-merr-vendim-qe-te-alokohen-mjetet-per-kqz-ne-vetem-per-mallra-dhe-sherbime-jo-per-meditje/

Të ngjashme