Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se ende nuk e kanë të qartë arsyen pse ka rënë ueb-faqja e KQZ-së për më shumë se një orë.
Ueb-faqja zyrtare e KQZ-së tani është rikthyer, ndërsa Daka thotë se vazhdojnë të mos e dinë arsyen.
“Disa thonë që ka rënë rrjeti, disa thonë se është hakuar. Sapo të kuptojmë problemin do të prononcohemi për media”, ka thënë Daka për KTV.