Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se institucioni që udhëheq është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kur do që shpallen ato, raporton Ekonomia Online.
Daka më tej shtoi se me kreun e shtetit ka biseduar për afatet kushtetuese e jo për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, nëse ato shpallen.
“U diskutua për afatet kushtetuese nëse mbahen zgjedhjet, kjo ishte”.
“Nuk u diskutua për datë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne gjithmonë kemi opsione tjera”.
Kur u pyet për buxhetin që nevojitet për këtë proces, ajo tha se kur të shpallen zgjedhjet do të kërkojnë mjete nga Qeveria.
“Ato janë çështje që diskutohen pasi të shpallen zgjedhjet nëse shpallen KQZ-ja kërkon mjetet e nevojshme nga Qeveria dhe vendoset për buxhet sepse ky nuk ka qenë vit zgjedhor dhe nuk e kemi pas buxhetin e nevojshëm”.
Presidenti Thaçi të martën ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani.
Në një komunikatë të lëshuar për media gjatë ditës së djeshme nga presidenca thuhet se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.
LEXONI EDHE: