Dalin disa nga emrat e ministrave shqiptarë në Qeverinë e Zaevit

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Sot vendosen emrat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët priten të miratohen nga organet partiake të LSDM-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare të BDI-së, Artan Grubi, numri dy i partisë së Ali Ahmetit, do të jetë zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistemin Politik, transmeton Shqip.

Fatmir Besimi, ekonomisti i doktoruar në Staffordshire University, i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeveritë e shkuara, do të jetë ministër i Financave të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, shef i diplomacisë së Shkupit do të jetë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Këto janë emrat zyrtarë që janë vendosur, ndërkohë të tjerët do të caktohen në Këshillin Kombëtar të BDI-së në mbledhjen e sotme, pra ministri i Ekonomisë, ai i Ambientit, ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ai i Bujqësisë që i takon lëvizjes Besa.

Zv.kryeministri i pare në fakt është një post që përcaktohet për herë të parë në qeveri dhe do të jetë shef i ekzekutivit shqiptar.

Sipas marrëveshjes mes BDI-së dhe LSDM-së, vendimet ndërmjet Zoran Zaevit dhe Artan Grubit do të merren vetëm me konsensus.

Nesër është parashikuar që të votohet në Kuvend zgjedhja e Telat Xhaferit për një mandat tjetër 4-vjeçar si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme